Dëmtohet ura në fshatin Xhyrë, 1700 banorë mbeten të izoluar
Rreth 1700 banorë të fshatit Xhyrë në bashkinë Librazhd po përballen prej katër ditësh me një situatë të rëndë emergjente, pasi ura kryesore që i lidhte me rrugën kombëtare është shkatërruar plotësisht nga prurjet e mëdha të lumit Shkumbin.
Rënia e këmbës qendrore të urës, e pozicionuar në mes të shtratit të lumit, ka sjellë dëmtimin total të strukturës dhe bllokimin e menjëhershëm të qarkullimit për çdo mjet apo këmbësor. Banorët thonë se prej ditësh ndodhen në vështirësi të mëdha, pasi zona ka mbetur e izoluar.
Ura e Xhyrës, e ndërtuar në vitin 2007, ishte nyja e vetme lidhëse e fshatit me rrugën kombëtare. Shembja e saj nuk ka sjellë vetëm izolimin e banorëve, por ka penguar edhe vijimin normal të procesit mësimor për nxënësit e zonës.
Kjo ngjarje ngre sërish shqetësimin për mungesën e investimeve në infrastrukturën mbrojtëse dhe në rrjetin rrugor, veçanërisht në zonat që rrezikohen nga lumenjtë gjatë reshjeve intensive. Banorët kujtojnë se ura ka dhënë shenja problemesh që para tre vitesh, ndërsa reshjet e fundit çuan në shembjen e këmbës kryesore për shkak të prurjeve të fuqishme të lumit Shkumbin.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta