LDK nominon Abdixhikun kandidat për kryeministër
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka nominuar kreun e partisë, Lumir Abdixhikun, kandidat për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
“Ndonëse e hapa diskutimin, nuk zgjati shumë. Ishte një diskutim i shkurtër. Kryesia e LDK-së e konsideron se përderisa ka kryetar partie nuk ka nevojë të ketë kandidat tjetër për kryeministër, prandaj më nominoj”, tha Abdixhiku gjatë një konference për media më 24 nëntor.
Abdixhiku tha se mori autorizimin për përpilimin e listës zgjedhore, por nuk do ta bëjë renditjen e kandidatëve.
Ai paralajmëroi se LDK-ja do të garojë e vetme, por brenda listës do të lërë hapësirë për individë e parti të tjera, duke mos e përjashtuar as mundësinë që në të të bëjë pjesë Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt.
Limaj në zgjedhjet e kaluara garoi në një listë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe arriti të fitonte tre ulëse në Kuvendin prej 120 anëtarësh.
“LDK-ja do të kujdeset që një pjesë të listës së vet ta hapë për partitë e tjera përfshirë edhe Limajn me deputetët e vet. Për këtë çështje do të zhvillohen bisedime në ditët në vijim, por le të themi se kemi gatishmëri. Siç kemi gatishmëri edhe për partitë e tjera që janë Demokristianët, Partinë e Drejtësisë, Aleancën e [Behgjet] Pacollit. Pra, ne jemi të hapur edhe për partitë edhe për individët. Pra, individë që duan të garojnë në listën e LDK-në”, shtoi Abdixhiku.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta