Man United humbet në shtëpi, një gol vulos takimin me Evertonin
Ndeshja e së hënës mes Manchester United dhe Everton u mbyll me humbjen e vendasve të cilët ende nuk po e gjejnë veten këtë sezon, pavarësisht investimeve të shumta të bëra në verë.
Blutë e Liverpool ia dolën të marrin 3 pikët, ndërsa mjaftoi vetëm një gol për të vulosur takimin, i cili ishte mjaft i luftuar. Në tërësi djajtë e kuq luajtën më mirë, duke dominuar, por nuk mundën të marrin pikë.
Everton ju desh të luante me 10 lojtarë që prej minutës së 13, pasi mesfushori Gueye u ndëshkua me kartonin e kuq. 36-vjeçari goditi me shpullë shokun e skuadrës gjatë lojës, ndërsa më pas kërkoi falje për veprimin e tij, i cili fatmirësisht nuk ndikoi, pasi në minutën e 29 Everton kaloi përpara.
Deësbury-Hall realizoi një gol të bukur, pas një gjuajte të saktë në hyrje të zonës së rreptësisë. Në vijim shifrat nuk ndryshuan dhe Everton mori fitoren e pestë sezonale dhe është në të njëjtën kuotë pikësh me djajtë e kuq, secili ekip me 18 të tilla. Në duelin e radhës Everton luan në shtëpi përballë Newcastle, ndërsa Manchester United sfidohet nga Crystal Palace në transfertë.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta