Akuzohen për ngacmimin e të miturve, arrestohet shqiptari dhe i riu rumun në Greqi
Autoritetet greke kanë vënë në pranga dy persona në Athinë. Të arrestuarit janë një 20-vjeçar rumun dhe një 40-vjeçar shqiptar të cilët akuzohen për akte seksuale ndaj fëmijëve të moshës 2 dhe 4 vjeç.
Ngjarja është zbuluar nga nëna e fëmijëve e cila është motra e njërit prej autorëve. Ajo u kishte besuar fëmijët që të kujdeseshin për ta. Nëna pa 4-vjeçarin duke bërë lëvizje të çuditshme dhe kur e pyeti se çfarë po bënte.
Fëmija i është përgjigjur se këto lëvizje i ka bërë edhe me xhaxhain. Nëna e fëmijëve menjëherë paraqiti një ankesë tek autoritetet.
Policia gjeti video dhe foto në telefonat celularë të të arrestuarve ku dukeshin aktet kundër dy fëmijëve dhe materiale pornografike me fëmijë nën moshën 10 vjeç. Pas arrestimit 20-vjeçari rrëfeu për veprimet e tij dhe u la në paraburgim, ndërsa 40-vjeçari mohon çdo përfshirje.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta