Gjykata e lartë mban në fuqi dënimin ndaj ish-presidentit Sarkozy

26 Nëntor 2025 | 18:01

Gjykata më e lartë në Francë ka hedhur poshtë apelin e fundit të ish-presidentit Nicolas Sarkozy, duke shënuar vendimin final mbi dënimin e tij për financimet ilegale të fushatës presidenciale të vitit 2012.

Në shkurt 2024, gjykata  e shkallës së parë e dënoi ish-kreun e shtetit me një vit burg pasi hetuesit zbuluan një sistem faturimi të dyfishtë përmes të cilit fshihej kostoja e lartë e fushatës.

Nga hetimet rezultoi se stafi i Sarkozy kishte shpenzuar thuajse 43 milionë euro për aktivitetet elektorale, shumë më tepër se limit prej 22.5 milionë.

Shumica e kostos së tubimeve ishte ndryshuar nga partia e tij UMP përmes konventave fiktive.

Gjykata Franceze e Kasacionit nuk ka riekzaminuar të tërë çështjen, por ka verifikuar nëse ligji dhe rregullat e procedimeve janë aplikuar gjatë procesit gjyqësor.

Gjykata tha se akuza e financimeve ilegale është e bazuar dhe se si kandidat, Sarkozy aprovoi shpenzimet duke e ditur se do të tejkalonte limitet e vendosura nga ligji.

Instanca e lartë gjyqësore konfirmoi gjithashtu përfshirjen në skemën e mashtrimit të menaxherit të fushatës elektorale dhe të dy drejtuesve të partisë UMP.

Vendimi në fjalë konsiderohet përfundimtar nga ligji francez, pasi nuk mund të apelohet më tej. Por pavarësisht kësaj, ish-presidenti nuk do të shkojë në burg dhe nuk do të jetë në arrest shtëpie apo me byzylyk elektronik.

Dënimi ka më tepër një domethënie simbolike pasi rrënon figurën dhe trashëgiminë politike të tij.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026

Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian ranë dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, duke vendosur kufizime...
12:45 | 23/07/2026

Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet e muzikës live

Kryeministri britanik Andy Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet me muzikë live me 20% duke filluar nga prilli, tha...
08:16 | 23/07/2026