Grusht shteti në Guinea-Bissau: Ushtria merr pushtetin, arrestohet presidenti

26 Nëntor 2025 | 20:32

Udhëheqja ushtarake e Guinea-Bissau njoftoi sot se ka rrëzuar nga pushteti Presidentin Umaro Sissoko Embalo dhe ka marrë “kontroll të plotë të vendit”.

Në deklaratë thuhej se ushtria pezulloi procesin zgjedhor dhe urdhëroi mbylljen e të gjitha kufijve tokësorë dhe ajrorë.

“Është futur edhe një shtetrrethim”, njoftoi gjenerali i brigadës Denis N’Kanya, kreu i kabinetit ushtarak të presidencës, në një fjalim nga selia e Shtabit të Përgjithshëm në Bisau, raporton portali afrikan “Jeune Afrique”.

Këshilli i Lartë Ushtarak për Rivendosjen e Sigurisë Kombëtare dhe Rendit Publik njoftoi se presidenti i rrëzuar u ndalua, së bashku me zyrtarët e lartë të sigurisë.

Më herët gjatë ditës, Embalo konfirmoi për “Jeune Afrique” se u arrestua rreth mesditës në pallatin presidencial, së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Biage Na Ntan, Zëvendës Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Mamadou Toure dhe Ministrin e Brendshëm Botche Kande.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026