Macron shpall sot programin e shërbimit ushtarak vullnetar
Presidenti francez, Emmanuel Macron pritet që këtë të enjte të njoftojë një program shërbimi ushtarak vullnetar për të rinjtë dhe të rejat e moshës 18 vjeç. Qëllimi i programit është të rekrutojë midis 2,000 dhe 3,000 persona gjatë vitit të ardhshëm, me një objektiv prej 50,000 personash deri në vitin 2035.
Shërbimi ushtarak vullnetar do të zgjasë dhjetë muaj dhe do të shoqërohet me një pagesë mujore prej 900 deri në 1.000 euro në muaj. Forcat e armatosura franceze aktualisht përbëhen nga rreth 200.000 personel aktiv dhe 47.000 rezervistë.
Presidenti francez do të vizitojë sot Brigadën e 27-të të Këmbësorisë Malore ku do të takohet me të rinjtë dhe do të riafirmojë rëndësinë e përgatitjes së kombit përballë kërcënimeve në rritje. Sipas qeverisë, iniciativa është pjesë e ndërhyrjeve të Francës për t’iu kundërvënë kërcënimit rus.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta