Tragjedi në Gjermani, 63-vjeçari vret familjen dhe më pas i jep fund jetës
Një tragjedi familjare që përfshin një 63-vjeçar, i cili vrau gruan, motrën dhe dy djemtë e tij në rajonin e Reutlingenit në Gjermani, u bë e ditur të martën. Pas vrasjeve, burri, që ishte me profesion gjuetar, i dha fund jetës së tij. Policia njoftoi se të pesë viktimat ishin qëlluar me armë zjarri.
Motra 60-vjeçare, gruaja 57-vjeçare dhe djemtë 27 dhe 29 vjeç u gjetën të vdekur në vende të ndryshme të qytetit.
Krimi u zbulua pasi një kujdestar gjeti motrën e 63-vjeçarit të pajetë në apartamentin e saj të martën në mëngjes. Hetimet e policisë që pasuan e identifikuan menjëherë 63-vjeçarin si të dyshuarin kryesor.
Forcat speciale gjermane zhvilluan një operacion në banesën e tij, ku gjetën trupat e burrit dhe bashkëshortes së tij, të cilët kishin ndërruar jetë nga plagët e armës së zjarrit. Pranë trupit të 63-vjeçarit u gjet edhe arma e përdorur, megjithëse ende nuk është konfirmuar nëse ai e posedonte me leje si gjuetar.
Më vonë, trupat e dy djemve të tij, të moshës 27 dhe 29 vjeç, u zbuluan në një ndërtesë tjetër.
Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
- 12:05 BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?