Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit

16 Korrik 2026 | 12:47

Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në ambientet e brendshme të dyqanit dhe dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike e një prej pajisjeve që ndodhej në përdorim.

Ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse bëri të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e tyre në bizneset përreth. Si pasojë, dyqani ka pësuar dëme materiale, ndërsa dy bizneset ngjitur, një pikë këmbimi valutor dhe një agjenci udhëtimi, kanë shpëtuar pa dëmtime.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një debati me deputetin Redi Muçi, i cili e pyeti pse nuk kishte mbajtur një...
10:37 | 16/07/2026