KQZ certifikon rezultatin e balotazhit të 9 nëntorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatin për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën në 18 komuna më 9 nëntor, duke i hapur rrugën marrjes së mandateve nga kryetarët e rinj në 38 komuna të Kosovës.
Në rundin e parë, të mbajtur më 12 tetor, qytetarët zgjodhën kryetarët në 20 komuna të tjera.
Gjatë mbledhjes, anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje deklaruan se votojnë kundër certifikimit të rezultatit për kryetar komune në Kllokot.
Bazuar në dy rundet e votimit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë fituar nga shtatë komuna, Partia Demokratike e Kosovës gjashtë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pesë komuna dhe Lista Serbe dhjetë.
Lëvizja Vetëvendosje në rundin e dytë fitoi në Mitrovicë të Jugut, Fushë Kosovë, Gjilan dhe Obiliq. Kjo parti, që udhëhiqet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në rundin e parë mori udhëheqjen e Kamenicës, Podujevës dhe Shtimes.
Në rundin e dytë, Lidhja Demokratike e Kosovës fitoi në pesë komuna: Prishtinë, Pejë, Dragash, Viti dhe Junik. Në rundin e parë, kjo parti fitoi në Istog dhe Lipjan.
Partia Demokratike e Kosovës në balotazh fitoi në Prizren, Vushtrri dhe Kaçanik. Ndërkaq, më 12 tetor, kjo parti fitoi në Skenderaj, Ferizaj dhe Han të Elezit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta