Kompania e birrës në Japoni pranon rrjedhjen e të dhënat të 2 milionë klientëve

27 Nëntor 2025 | 11:19

Gjigandi japonez i prodhimit të birrës Asahi Group Holdings Ltd. pranoi të enjten se të dhënat personale të lidhura me rreth 2 milionë klientë dhe punonjës mund të kenë rrjedhur pas një sulm kibernetik që goditi serverat e saj në fund të shtatorit.

Presidenti i Asahi-t, Atsushi Katsuki tha se kompania pret të rifillojë porositë dhe dërgesat, të cilat aktualisht po përpunohen manualisht sapo sistemi të rikthehet në funksion.

Informacioni personal që mund të jetë publikuar përfshin emrat, gjininë, adresat, numrat e telefonit dhe adresat e email-it të 1.53 milion personave që kontaktuan qendrat e shërbimit ndaj klientit të Asahi Breweries Ltd., Asahi Soft Drinks Co. dhe Asahi Group Foods Ltd.

Hetimi zbuloi se hakerat fiton akses të paautorizuar në rrjetin e qendrës së të dhënave përmes pajisjeve të rrjetit të vendosura në ambientet e një kompanie të grupit. Kompania shtiu se po merr masa parandaluese, duke përfshirë ridizajnimin e rrugëve të komunikimit dhe kontrolleve të rrjetit, si dhe forcimin e sistemit të monitorimit të sigurisë.

Sulmi kibernetik në Asahi kanë ndikuar te kompania, pasi nuk ishte në gjendje të përballonte një rritje më të madhe se sa pritej të porosive. Disa restorante që zakonisht furnizojnë me birra Asahi janë detyruar gjithashtu të ndërrojnë markë përpara festave të fundvitit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026