Akuza për trafik droge dhe armësh, presidenti i Miss Universe nën hetim në Meksikë

27 Nëntor 2025 | 10:57

Autoritetet meksikane po hetojnë presidentin e Organizatës së Miss Universe, Raul Rocha për trafikim të dyshuar droge, armësh dhe vjedhje karburanti. Zyra e prokurorit të përgjithshëm të mërkurën njoftoi se janë lëshuar 13 urdhër-arreste në kuadër të hetimit. Mësohet se hetimi nisi në vitin 2024.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm pretendon se Rocha është udhëheqës i një organizate kriminale që kontrabandon karburant me anije përmes lumit Usumacinta përpara se ta transportojë atë me kamionë në Meksikë.

Problemet e dyshuara ligjore të Rocha-s janë skandali më i fundit që ka prekur organizatën Miss Universe. Më herët këtë vit, drejtuesi i konkursit të bukurisë, Nawat Itsaragrisi, bëri bujë pasi ofendoi publikisht Miss Meksika Fátima Bosch.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit

Ministri i Jashtëm i Libanit, Youssef Raggi, ka thënë se qëllimi i forcave të armatosura të vendit është “të zgjerojnë gradualisht autoritetin e tyre mbi...
10:18 | 16/07/2026

Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, shprehu, në një bisedë me homologun e tij amerikan Pete Hegseth,  “vendosmërinë” e Izraelit për të ruajtur forcat që...
10:12 | 16/07/2026

Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë

Një ndërprerje e gjerë në sistemin e pagesave me karta krediti ka shkaktuar probleme në mbarë Japoninë, duke penguar mijëra qytetarë të kryejnë pagesa dhe...
10:03 | 16/07/2026