Vodhi në një tabakino dhe në dy makina, arrestohet 22-vjeçari në Durrës (EMRI)

27 Nëntor 2025 | 10:38

Një 22-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Durrës. Ai është arrestuar pasi kishte kryer disa vjedhje në lagje të ndryshme të Durrësit. I riu është identifikuar si Gabriele Bardho.

Policia bën me dije se i riu kishte vjedhur 3 mijë euro dhe sende me vlerë rreth 2 mijë euro në një tabakino dhe në dy mjete. Bardho akuzohet për veprën penale “Vjedhja më shumë se një herë”.

“Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vlera”. Thyente xhamat e automjeteve dhe të tabakinove në lagje të ndryshme të Durrësit dhe vidhte shuma parash (3 mijë euro) dhe sende me vlerë (2 mijë euro); identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari.

Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore 3 raste të vjedhjes me thyerje të automjeteve dhe tabakinove. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, bazuar në informacionin e grumbulluar në rrugë operative dhe nga pamjet filmike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vlera”.

Në kuadër të operacionit u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit G. B., 22 vjeç, banues në Durrës. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, ka vjedhur në dy automjete dhe në një tabakino, një shumë prej 3 mijë eurosh dhe sende me vlerë rreth 2 mijë euro.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin ligjor edhe të disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga 22-vjeçari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Vjedhja më shumë se një herë””, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një debati me deputetin Redi Muçi, i cili e pyeti pse nuk kishte mbajtur një...
10:37 | 16/07/2026

Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS

Elisa Spiropali ka njoftuar se ka dorëzuar zyrtarisht në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste mocionin për hapjen e një debati mbi “Marrëveshjen për Shqipërinë...
10:33 | 16/07/2026