Macron shpall sot programin e shërbimit ushtarak vullnetar

27 Nëntor 2025 | 10:25

Presidenti francez, Emmanuel Macron  pritet që këtë të enjte të njoftojë një program shërbimi ushtarak vullnetar për të rinjtë dhe të rejat e moshës 18 vjeç. Qëllimi i programit është të rekrutojë midis 2,000 dhe 3,000 persona gjatë vitit të ardhshëm, me një objektiv prej 50,000 personash deri në vitin 2035.

Shërbimi ushtarak vullnetar do të zgjasë dhjetë muaj dhe do të shoqërohet me një pagesë mujore prej 900 deri në 1.000 euro në muaj. Forcat e armatosura franceze aktualisht përbëhen nga rreth 200.000 personel aktiv dhe 47.000 rezervistë.

Presidenti francez do të vizitojë sot Brigadën e 27-të të Këmbësorisë Malore ku do të takohet me të rinjtë dhe do të riafirmojë rëndësinë e përgatitjes së kombit përballë kërcënimeve në rritje. Sipas qeverisë, iniciativa është pjesë e ndërhyrjeve të Francës për t’iu kundërvënë kërcënimit rus.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian ka vendosur që një amnisti për separatistët katalanas nuk shkel dispozitat themelore të ligjit evropian, duke e sjellë udhëheqësin...
12:17 | 16/07/2026

Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri

Parlamenti i Ukrainës miratoi të enjten emërimin e shefit të Naftogaz, Sergiy Koretsky, si kryeministër të ri, pjesë e një riorganizimi të qeverisë të urdhëruar...
12:12 | 16/07/2026

BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve

Ukraina dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar një marrëveshje për drone për të kombinuar ekspertizën e Kievit me kapacitetin industrial të Evropës për të rritur prodhimin....
12:05 | 16/07/2026