SHBA do të rishikojë lejet e qëndrimit të personave nga vendet e rrezikshme

28 Nëntor 2025 | 08:51

Autoritetet  amerikane do të rivlerësojnë të gjitha kartat e gjelbra që u kanë dhënë shtetasve të vendeve që i konsiderojnë si rrezik për sigurinë pas sulmit në Uashington kundër anëtarëve të Gardës Kombëtare. Drejtori i USCIS, Joseph Edlow theksoi se ky vendim ka ardhur pas urdhrit të presidentit amerikan, Donald Trump.

“Me urdhër të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, kam urdhëruar një shqyrtim të plotë dhe tërësor të çdo karte jeshile të çdo të huaji nga çdo vend shqetësues”, njoftoi Edlow.

I pyetur se për cilat vende bëhej fjalë konkretisht, USCIS tha se do të vendoste kufizime vizash për shtetasit e 19 vendeve. Shtetet në këtë listë janë Afganistani, Mianmari, Çadi, Kongo-Brazzavili, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti, Irani, Libia, Somalia, Sudani, Jemeni, Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela.

Ky vendim ka ardhur pas sulmit ndaj Gardës Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë ku humbi jetën një person. Presidenti Trump, e denoncoi aktin “terrorist”, duke premtuar se do ta ashpërsojë më tej politikën e tij anti-imigracion pas sulmit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026