Stërnipi sqaron: Isa Boletini nuk ishte me vonesë në ngritjen e flamurit në Vlorë

28 Nëntor 2025 | 09:56

Stërnipi i Isa Boletinit në një lidhje live për Euronews Albania me gazetaren Esmeralda Mulaj ka sqaruar se a ishte ai apo jo me vonesë në Vlorë më 28 nëntor në ditën kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Gazment Boletini theksoi se bazuar edhe nga dokumentet dhe nga deklaratat e nipit të tij Isa Boletini më 28 nëntor është nisur nga Fieri për në Vlorë.

Ai shtoi se duhet të sqarohen këto dilema dhe të vulosen njëherë e mirë pasi mungesa e detajeve dhe kërkimeve nga institucionet kanë sjellë këto paqartësi.

“Tash e 20 vjet ka pasur mundësi të hulumtoj edhe me njerëzit tanë, me historianët më të veçantë që kemi ne sot por jo vetëm të Kosovës, Shqipërisë apo të Maqedonisë së Veriut por edhe me studiues tanë që janë jashtë vendit.

Duke u bazuar ne dokumentacionet e huaj, e vërteta është se Isa Boletini me 28 nëntor ka qenë në Vlorë. Jo me vonesë këtë edhe nipi i tij ne me 28 nëntor jemi nis nga fieri në Vlorë”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026