Korça nderon Llazar Fundon, busti i intelektualit vendoset në zemër të qytetit
Figura të botës akademike kanë vlerësuar aktin e vendosjes së bustit të intelektualit të shquar, Llazar Zai Fundo, në zemër të qytetit të Korçës.
Historiani dhe profesori Aurel Plasari theksoi se vendosja e bustit të Llazar Fundos në Korçë i rikthen drejtësinë historike njërit prej intelektualëve më të persekutuar të shekullit.
Historiani tha se monumenti që ka ndërtuar Korça është një borxh historik, një vlerë e shtuar kujtesës së Korçës dhe të Shqipërisë, për një viktimë që, më thjesht sesa ta quajmë e diktaturës, ishte viktimë personale e Enver Hoxhës.
Plasari zbuloi të tjera detaje historike, duke thënë se ish-diktatori Enver Hoxha, në mesazhin e tij për të vrarë Zai Fundon, pyetja e parë që kishte kërkuar t’i bëhej ishte: “Përse ka vajtur në Kosovë?”
Historiani dhe profesori Aurel Plasari nënvizoi se ky është një tregues i xhelozisë së sundimtarëve kundër intelektualëve dhe njerëzve të mendjes.
“Mendoj se monumenti që ka ndërtuar Korça është një borxh historik, një vlerë e shtuar kujtesës së Korçës dhe të Shqipërisë, për një viktimë që, më thjesht sesa ta quajmë e diktaturës, ishte viktimë personale e Enver Hoxhës. Kjo është një e vërtetë që duhet theksuar në histori, tashmë e dokumentuar, pavarësisht nga interpretimet e ndryshme që i janë dhënë krimit për ekzekutimin e tij fizik dhe torturimin e tij. Të mos harrojmë se, në mesazhin e tij për të vrarë Zai Fundon, Enver Hoxha, që s’ishte ende në pushtet dhe kishte filluar vrasjet, jepte porosi që t’i bëheshin disa pyetje, dhe e para ishte: ‘Përse ka vajtur në Kosovë?’ Kjo duhet të na bëjë të kuptojmë edhe më qartë kontekstin e ekzekutimit të një intelektuali si Llazar Fundo, si tregues i xhelozisë së sundimtarëve kundër intelektualëve dhe njerëzve të mendjes. Është mësim historik për çdo kohë, jo vetëm për kohën kur ka ndodhur tragjedia e zhdukjes së tij fizike”, tha Plasari.

Busti i Zai Fundos është vendosur në një shesh në pedonalen e qytetit të Korçës, shumë pranë shtëpisë ku Fundo u lind dhe u rrit.

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë
- 21:45 “E pa që me të mirë këta nuk marrin vesh”, Mulaj: Trump i tregoi Europës se duhet të mbrojë veten
- 21:31 Vuçiç: Mungesa e konsensusit në BE për hapjen e kapitujve të rinj me Serbinë ishte e pritshme
- 21:30 Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës