Shumicës së Europës do i duhen 3 vite për t’u rimëkëmbur nga pandemia, sipas raportit të OECD

31 Maj 2021 | 12:25

Shumë prej ekonomive të Europës parashikohet se do iu duhen rreth tri vite që të arrijnë në nivelet e periudhës para pandemisë, pavarësisht pritshmërive shpresëplota në mbarë botën si rrjedhojë e vaksinimeve, kjo sipas raportit të përvitshëm të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Kreu i organizatës Laurence Boone tha se parashikimet “janë përmirësuar ndjeshëm gjatë muajve të fundit” si pasojë e paketave të stimujve ekonomik në vendet e zhvilluara.

Prodhimi botëror pritet të shkojë në 5.8 për qind, më e lartë nga parashikimi i mëparshëm prej 4.8 për qind në dhjetor.

Por edhe pse kreu i OECD deklaroi se nivelet e prodhimit të periudhës para pandemisë mund të arrihen në fund 2022, ai paralajmëroi se “kjo nuk është e mjaftueshme”.

Një prej rreziqeve që mund ta dëmtojë rimëkëmbjen ekonomike është mungesa e vaksinave në vendet më pak të zhvilluara.

“Për sa kohë shumica e popullsisë në botë nuk është vaksinuar jemi të gjithë të kërcënuar nga shfaqja e varianteve të reja”, shkruan raporti.

E ndërsa disa shtete ia kanë dalë të tejkalojnë gjendjen ekonomike të periudhës para pandemisë, si Kina, në zonën e Euros dhe Mbretërinë e Bashkuar prodhimi do të jetë më i reduktuar në 2021 dhe 2022 sipas përllogaritjeve nga OECD në nëntor 2019.

Sipas të dhënave, OECD parashikon që zona Euros dhe Britania do të jenë ende më shumë se një pikë përqindje mbrapa parashikimeve në fund të 2022.

Lexoni gjithashtu

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026