VIDEO/ Në pranga shoferi i urbanit në Tiranë, si ndodhi aksidenti te Rruga e Kavajës

1 Dhjetor 2025 | 09:20

Një aksident i ndodhur mbrëmjen e së dielës në Tiranë ka çuar në arrestimin e një shoferi të linjave urbane në kryeqytet.

Sipas policisë, në pranga ka rënë 56-vjeçari Çlirim Shala i cili dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit në Rrugën e Kavajës, pasi është përpjekur të shmangë një biçikletë që i doli përpara.

Si pasojë, autobusi është përplasur fillimisht me biçikletën që drejtohej nga 18-vjeçarja G. K., dhe më pas me dy automjete të parkuara.

Nga aksidenti mbetën të dëmtuar e reja me biçikletë dhe tre pasagjerë që ndodheshin në autobus, të cilët po marrin kujdes mjekësor në spital.

Nga burimet pranë vendit të ngjarjes, dyshohet se shoferi Shala është përpjekur të shmangë përplasjen me 18-vjeçaren me biçikletë dhe, për pasojë, autobusi ka humbur kontrollin dhe është përplasur.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn dhe me 35 vite burg Julian Meçajn,...
10:12 | 26/06/2026

Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve

Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë, përfaqësuesit e kompanisë MABCO, së bashku me nënkontraktorët e saj, pritet të rikthehen këtë të premte në...
09:07 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026