Berisha flet pas daljes nga SPAK: Drejtësia po përdoret si armë politike
Duke folur këtë të hënë pas daljes nga SPAK, ku u paraqit në lidhje me masën e sigurimit për dosjen ‘Partizani’, kreu i PD, Sali Berisha, etiketoi drejtuesin e SPAK, Altin Dumani ndërsa dhe gjyqtaren Irena Gjoka ndërsa tha se drejtësia po përdoret si armë politike.
“Kemi pesë organizata të qendrës së djathtë që damkosin përdorimin e drejtësisë si armë. Kur një gjyqtar mbron një kriminel, është më i ligë se një qytetar që fsheh një krim. Çdo gjyqtar i ndershëm turperohet. Këta janë njerëzit e ligjit, që i paguani ju, qytetarët, me rrogat më të larta në Europë. Ne nuk i kemi votuar kurrë këta. Po flas për persona, sepse, absolutisht, ka njerëz të ndershëm, punëtorë, që kanë dëshirë të zbatojnë ligjin”, tha Berisha.
Sa i përket zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Berisha u shpreh:
“Janë katër kandidatë, me sa më thatë. Nuk kam asnjë lidhje dhe asnjë dijeni për asnjërin prej tyre që do të zgjidhet. Uroj të jetë i pakapur nga krimi. Absolutisht, unë mbështes çdo prokuror, çdo gjykatës, çdo hetues, çdo polic dhe çdo person që zbaton ligjin. Unë jam njeri i ligjit. Besimi im politik është Kushtetuta dhe ligji.”
LEXONI GJITHASHTU:
Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 19:20 Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik
- 19:14 Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
- 19:08 Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore
- 18:53 SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:50 Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj
- 18:48 Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë