Gardh në kufirin grek, instalohen pajisje të reja për të mbajtur larg emigrantët

31 Maj 2021 | 15:20

Me rihapjen e kufijve shtohet shqetësimi se do të ketë një valë të re refugjatësh. Në kufirin greko-turk kanë nisur të instalohen pajisje teknologjike të cilat do të mbajnë larg emigrantët.

Ndërsa kufizimet e udhëtimit nga COVID-19 po nisin të hiqen në disa pjesë të botës, Evropa po u dërgon emigrantëve një mesazh të fortë: ‘Qëndroni larg’!

Një grup i madh barrierash të reja digjitale, fizike dhe eksperimentale janë instaluar dhe testuar gjatë muajve të qetë të pandemisë në kufirin greko-turk një hapësirë prej 200 kilometra. Një përpjekje kjo për të ndaluar njerëzit të hyjnë ilegalisht në Bashkimin Evropian. Policia kufitare greke po qëllon me breshëri zhurme shurdhuese nga një kamion i blinduar mbi kufirin me Turqinë. I montuar në automjet, pajisja akustike me rreze të gjatë, është sa madhësia e një televizori të vogël por mund të përputhet me vëllimin e një motori.

“Ne jemi gati. Ne kemi një pamje të qartë kufitare me sistemet tona të reja, dhe jemi të gatshëm t’i drejtojmë forcat në terren, në zonat e kundërta ku mund të tentohet një hyrje masive nga emigrantët. Me sisteme të reja si zhurma e zërit dhe automjetet e blinduara, ne mund ta parandalojmë këtë hyrje”, tha Dimosthenis Kamargios, kreu i autoritetit të rojës kufitare të rajonit.

Një mur i ri çeliku, i ngjashëm me ndërtimin e fundit në kufirin SHBA-Meksikë, bllokon pikat e kalimit të përdorura zakonisht përgjatë lumit Evros, që ndan të dy vendet. Kullat e vëzhgimit janë duke u pajisur me kamera me rreze të gjatë, shikim natën dhe sensorë të shumtë. Të dhënat do të dërgohen në qendrat e kontrollit për të nënvizuar lëvizjen e dyshimtë duke përdorur analizën e inteligjencës artificiale.

“Ajo që ne po shohim në kufij dhe në trajtimin e shtetasve të huaj në përgjithësi, është se shpesh është një fushë testimi për teknologjitë që më vonë përdoren edhe për evropianët”, u shpreh Patrick Breyer, anëtar i Parlamentit Evropian nga Partia Pirate e Gjermanisë.

Strategjia më agresive e migracionit është zhvilluar nga politikëbërësit evropianë gjatë pesë viteve të fundit, duke financuar marrëveshje me vendet mesdhetare jashtë bllokut për të kontrolluar emigrantët dhe duke transformuar agjencinë e mbrojtjes së kufirit të BE-së, Frontex, nga një mekanizëm koordinimi në një siguri të plotë shumëkombëshe.

“Ne kemi një fqinj që është gjithmonë agresiv. Asnjëherë nuk ka një qëndrim komprometues, por gjetëm një qëndrim agresiv. Ne jemi gjithmonë në mbrojtje dhe duhet të bëjmë diçka për të mbrojtur veten”, tha Athanasios Pemousis, drejtori i autoritetit komunal të Poros dhe Ferres.

Marrëveshjet rajonale të migracionit e kanë lënë BE-në të ekspozuar ndaj presionit politik nga fqinjët. Në fillim të këtij muaji, disa mijëra emigrantë kaluan nga Maroku në enklavën spanjolle e duke bërë që Spanja të nxjerrë ushtrinë. Një krizë e ngjashme u shpalos në kufirin greko-turk vitin e kaluar. Grupet e të drejtave të njeriut paralajmërojnë se teknologjia në zhvillim do ta bëjë edhe më të vështirë për refugjatët që ikin nga luftërat dhe vështirësitë ekstreme për të gjetur siguri.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026