Pas muajsh negociata, Prada blen Versace për 1.4 miliardë dollarë

2 Dhjetor 2025 | 22:26

Prada pas muajsh negociatash ka përfunduar blerjen e markës italiane Versace për gati 1.4 miliardë dollarë. Blerja vjen në një kohë kritike për Versace, e cila ka pasur vështirësi që nga pandemia si pjesë e konglomeratit amerikan Capri Holdings.

Prada konfirmoi se marrëveshja u përfundua pasi u morën të gjitha miratimet rregullatore. Donatella Versace e përshëndeti marrëveshjen me një postim në Instagram me rastin e ditëlindjes së themeluesit të ndjerë të kompanisë dhe vëllait të saj, Gianni Versace.

Lorenzo Bertelli, djali i pronarëve të Prada-s, i tha Reuters në nëntor se do të merrte përsipër detyrën e kryetarit ekzekutiv të Versace-s sapo të përfundonte bashkimi. Ai tha se Prada kishte qenë e interesuar për marrëveshjen për disa vite.

Kompania, e themeluar në vitin 1978 nga Gianni Versace në Milano, do t’u bashkohet dy markave kryesore të grupit Prada me të njëjtin emër dhe Miu Miu, duke shënuar një ndryshim strategjik për shtëpinë italiane të modës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026