OSBE: Një shqetësim serioz polarizimi politik brenda KQZ në Kosovë

2 Dhjetor 2025 | 22:00

Misioni i OSBE-së në Kosovë thotë se shpreh zhgënjimin e fortë – dhe shqetësimin e thellë – për vendimin e disa përfaqësuesve të partive politike brenda Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për të refuzuar ose abstenuar nga miratimi i kërkesës për akreditim të Listës Srpska për përfshirje në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Përmes një reagimi në Facebook misioni thotë se dënon veprimet që cenojnë të drejtën e subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhje duke shtuar se veprime të tilla përfaqësojnë një largim të qartë nga standardet zgjedhore të pranuara ndërkombëtarisht.

“Jemi seriozisht të shqetësuar nga polarizimi politik në rritje brenda KQZ, i reflektuar në sjelljen e votimit që shfaqet i nxitur nga interesat partiake sesa nga kriteret ligjore dhe parimet demokratike. Një sjellje e tillë minon paanshmërinë dhe besueshmërinë thelbësore për një organ të pavarur të menaxhimit të zgjedhjeve”, thuhet në reagim.

OSBE thotë se këto veprime rrezikojnë të dëmtojnë besimin e publikut në procesin zgjedhor dhe të përforcojnë perceptimet se vendimet janë të motivuara politikisht dhe jo të orientuara nga drejtësia, gjithëpërfshirja dhe transparenca.

Misioni i OSBE-së i ka kërkuar KQZ-së dhe të gjithë aktorëve politikë të mbajnë profesionalizmin, paanshmërinë dhe standardet demokratike, duke garantuar që zgjedhjet e 28 dhjetorit të zhvillohen plotësisht për të krijuar praktikën më të mirë ndërkombëtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026