Gjykata e Apelit i lejon Trump të vijojë vendosjen e Gardës Kombëtare në Uashington
Një gjykatë federale e Apelit në SHBA ndaloi përkohësisht vendimin e një gjykate më të ulët për të pezulluar vendosjen e Gardës Kombëtare në rrugët e Uashingtonit.
Gjykata për Distriktin e Kolumbias, ku ndodhet Uashingtoni, e hoqi ndalimin e mëparshëm, pa komentuar mbi “themelin” e çështjes, raportuan mediat amerikane.
Kjo i lejon Presidentit të SHBA-së Donald Trump të mbajë trupat që dërgoi gjatë verës dhe të përforcuara më tej pas të shtënave të 26 nëntorit, në të cilat dy anëtarë të Gardës Kombëtare u qëlluan pranë Shtëpisë së Bardhë.
Gjykatësja e distriktit Gia Cobb vendosi muajin e kaluar se vendosja e Gardës Kombëtare nga Trump në kryeqytet ishte e paligjshme sepse cenonte kompetencat e qeverive lokale mbi policimin, raportoi CBS News.
Ajo arriti në përfundimin se presidenti mund të mbrojë pronën federale, por jo të punësojë në mënyrë të pavarur Gardën Kombëtare për të kontrolluar krimin.
Ajo e shtyu vendimin e saj për 21 ditë për shkak të apelit.
Në vend që të tërhiqej, Trump urdhëroi vendosjen e 500 trupave të tjera pas të shtënave me armë zjarri ndaj anëtarëve të Gardës Kombëtare të Virxhinias Perëndimore, të cilën zyrtarët e përshkruan si një “sulm të synuar”.
LEXONI GJITHASHTU:
Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit