Departamenti i Shtetit riemëron Institutin Amerikan të Paqes, shtohet emri i Trump

4 Dhjetor 2025 | 17:48

Emri i presidentit amerikan, Donald Trump i është shtuar ndërtesës së Institutit Amerikan të Paqes (USIP) në Uashington, pasi Departamenti i Shtetit e ndryshoi emrin e organizatës të mërkurën.

Emri i presidentit u shtua me shkronja të mëdha kapitale përpara ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes së paqes midis Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos.

Instituti u themelua si një organizatë e pavarur dhe jofitimprurëse, e financuar nga Kongresi, por përpjekjet e administratës së Trump për të ushtruar kontroll duke shkurtuar stafin dhe buxhetet kanë rezultuar në një betejë ligjore midis dy palëve.

Departamenti i Shtetit njoftoi riemërtimin në “Instituti i Paqes Donald J. Trump” në mediat sociale ku thuhej se kjo ishte bërë për të pasqyruar marrëveshje bërësin më të madh në historinë amerikane.

Që kur mori detyrën në janar për mandatin e tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka kryer disa riemërtime. Departamenti i Mbrojtjes u riemërua si Departamenti i Luftës. Trump nënshkroi gjithashtu një urdhër për të riemëruar Gjirin e Meksikës si Gjiri i Amerikës dhe për të ndryshuar emrin e Denalit në Mali McKinley.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026