SHBA po shqyrton sanksione të tjera ndaj ushtrisë sudaneze dhe RSF
SHBA-të po shqyrtojnë një gamë shumë më të gjerë sanksionesh ndaj palëve ndërluftuese në luftën në Sudan pas dështimit për të arritur një armëpushim. Javën e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se puna kishte filluar për t’i dhënë fund luftës pas një kërkese personale për ndërhyrjen e tij të drejtpërdrejtë nga princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman.
I dërguari i SHBA-së, Massad Boulosnë është përpjekur prej muajsh të bindë ushtrinë sudaneze dhe rivalen e saj, Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë, që të mbështesin një armëpushim, por pa sukses.
Sipas OKB-së, lufta ka vrarë 40,000 njerëz dhe ka krijuar krizën më të keqe humanitare në botë, me më shumë se 14 milionë njerëz të zhvendosur. Arabia Saudite dhe Egjipti e kanë mbështetur gjerësisht ushtrinë, ndërsa RSF është mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Vendosja e vonuar e Sudanit në axhendën e SHBA-së erdhi ndërsa shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së paralajmëroi se që nga 25 tetori, kur RSF-të pushtuan qytetin Bara në Kordofanin e Veriut, kishte pasur të paktën 269 vdekje civile nga sulmet ajrore, granatimet me artileri dhe ekzekutimet masive.
Pas ndërhyrjes së princit të kurorës saudite, ka të ngjarë që SHBA-të të jenë të gatshme të zgjerojnë sanksionet kundër palëve ndërluftuese, si dhe të ndërmarrin hapa për të zbatuar dhe zgjeruar embargon e armëve të OKB-së në Darfur, e cila është abuzuar gjerësisht. Deri më tani, sanksionet e SHBA-së janë kufizuar te udhëheqësit e RSF-së dhe ushtrisë, një grup i vogël islamistësh sudanezë të lidhur me ushtrinë dhe disa firma me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe.
LEXONI GJITHASHTU:
Video prekëse: Burri i moshuar mban gruan e tij për ta qetësuar gjatë tërmetit, brenda apartamentit të tyre
Republikanët në Senat hedhin poshtë rezolutën mbi fuqitë e luftës të Donald Trump
Arakchi: Irani dhe Omani do të zhvillojnë bisedime për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit
- 20:42 Video prekëse: Burri i moshuar mban gruan e tij për ta qetësuar gjatë tërmetit, brenda apartamentit të tyre
- 20:35 Republikanët në Senat hedhin poshtë rezolutën mbi fuqitë e luftës të Donald Trump
- 20:33 Arakchi: Irani dhe Omani do të zhvillojnë bisedime për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit
- 20:28 Një zjarr shpërthen në Greqinë qendrore, avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës janë në terren
- 20:23 Rubio e përmbyll turneun në Gjirin Persik me mesazhe qetësuese për aleatët rajonalë
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran