Incident në palestër, 55-vjeçari ndërron jetë në Brazil pasi shtanga i ra në gjoks

5 Dhjetor 2025 | 08:45

Një 55-vjeçar humbi jetën tragjikisht teksa po kryente ushtrime në një palestër në Brazil. Ai u dëmtua nga shtanga që po ngrinte pasi i rrëshqiti nga duart dhe i ra në gjoks. Momenti është regjistruar nga një kamera sigurie ku duket Ronald Montenegro duke u stërvitur.

Gjithçka duket se po shkonte mirë dhe një skenë normale nga një palestër deri kur 55-vjeçarit i rrëshqet shtanga. Ai më pas ngrihet në këmbë dhe duket që prek gjoksin dhe pas pak çastesh rrëzohet në tokë.

Të pranishmit mënjëherë ndërhynë duke e ndihmuar për ta dërguar në spital ku dhe humbi jëtën. Montenegro mësohet se ishte baba i dy fëmijëve dhe punonte si drejtor muzeu në rajonin Olinda të Brazilit.

Muzeu Palacio dos Bonecos Gigantes shprehu trishtimin e tij për vdekjen e 55-vjeçarit me një foto të tij dhe një fjongo të zezë.

“Me trishtim të thellë njoftojmë vdekjen e Ronald Montenegro, presidentit tonë dhe një figure të rëndësishme në historinë dhe funksionimin e Palacio dos Bonecos”, shkruhej në reagim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026