Kremlini: Presim përgjigje nga SHBA-të pas bisedimeve të Moskës për Ukrainën
Kremlini ka deklaruar se Moska po pret një përgjigje nga Uashingtoni pas bisedimeve midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe të dërguarve të SHBA-së në fillim të kësaj jave në kryeqytetin rus.
“Tani po presim reagimin e kolegëve tanë amerikanë ndaj bisedimeve që patëm të martën”, tha këshilltari i Kremlinit Yuri Ushakov.
Ushakov shtoi se nuk është planifikuar asnjë bisedë telefonike midis Putinit dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe se nuk është caktuar asnjë datë për një takim të ri me të dërguarin e SHBA-së Steve Witkoff .
Dhëndri i Presidentit Donald Trump, Jared Kushner udhëtoi me Witkoff në Moskë për të vazhduar bisedimet mbi planin amerikan që synon t’i japë fund luftës në Ukrainë. Ata u takuab me presidentin rus Vladimir Putin.
Vizita e tyre në Rusi u zhvillua pas negociatave të dielën në Florida, midis delegacioneve amerikane dhe ukrainase, të cilat u përshkruan si produktive nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio. Rubio tha pas atij takimi se ishte bërë përparim drejt përfundimit të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, por kishte ende punë për t’u bërë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion