Gjykata e Apelit i lejon Trump të vijojë vendosjen e Gardës Kombëtare në Uashington

5 Dhjetor 2025 | 08:49

Një gjykatë federale e Apelit në SHBA ndaloi përkohësisht vendimin e një gjykate më të ulët për të pezulluar vendosjen e Gardës Kombëtare në rrugët e Uashingtonit.

Gjykata për Distriktin e Kolumbias, ku ndodhet Uashingtoni, e hoqi ndalimin e mëparshëm, pa komentuar mbi “themelin” e çështjes, raportuan mediat amerikane.

Kjo i lejon Presidentit të SHBA-së Donald Trump të mbajë trupat që dërgoi gjatë verës dhe të përforcuara më tej pas të shtënave të 26 nëntorit, në të cilat dy anëtarë të Gardës Kombëtare u qëlluan pranë Shtëpisë së Bardhë.

Gjykatësja e distriktit Gia Cobb vendosi muajin e kaluar se vendosja e Gardës Kombëtare nga Trump në kryeqytet ishte e paligjshme sepse cenonte kompetencat e qeverive lokale mbi policimin, raportoi CBS News.

Ajo arriti në përfundimin se presidenti mund të mbrojë pronën federale, por jo të punësojë në mënyrë të pavarur Gardën Kombëtare për të kontrolluar krimin.

Ajo e shtyu vendimin e saj për 21 ditë për shkak të apelit.

Në vend që të tërhiqej, Trump urdhëroi vendosjen e 500 trupave të tjera pas të shtënave me armë zjarri ndaj anëtarëve të Gardës Kombëtare të Virxhinias Perëndimore, të cilën zyrtarët e përshkruan si një “sulm të synuar”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026