Milan largohet nga Kupa e Italisë, dorëzohet ndaj Lazios në Olimpico
Milani i ka dhënë lamtumirën Kupës së Italisë, pasi u mposht 1-0 nga Lazio në fazën e 1/8.
Ndaj Lazios, dueli rezultoi edhe më i vështirë nga sa pritej, duke bërë që Milani të heqë dorë nga një prej objektivave sezonal.
Në Olimpico, kryeqytetasit realizuan një gol që vulosi kualifikimin në një ndeshje që nuk prodhoi shumë raste për shënim.
Ballafaqimi ishte thuajse i barabartë, me diferenca të vogla mes dy ekipeve, ndërsa pjesa e parë u mbyll pa gola.
Në pjesën e dytë, ishte Zaccagni që kaloi përpara lacialët pas një goditjeje të saktë me kokë nga një top i ardhur nga goditja e këndit.
Në vijim, asgjë nuk ndryshoi, me tentativat e kuqezinjve që rezultuan të dështuara. 1-0 dhe Lazio avancon në çerekfinale të Kupës, aty ku do të përballet me Bolonjën.
Këta të fundit po ashtu siguruan kualifikimin të enjten, ku kundërshtar kishin Parmën. Pjesa e parë u mbyll në ekuilibër 1-1, me Benedzjak që kaloi Bolonjën në avantazh, por Parma barazoi me Roëe.
Pjesa e dytë foli më tepër për vendasit, të cilët realizuan dhe golin e fitores me Castro, që i dha kualifikimin Bolonjës për në çerekfinale të Kupës.
Nga mbështetja e diasporës te incidenti me mikrofonin, çfarë ndodhi në protestën para Kryeministrisë
Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 21:13 Nga mbështetja e diasporës te incidenti me mikrofonin, çfarë ndodhi në protestën para Kryeministrisë
- 20:57 Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
- 20:55 NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
- 20:54 Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 20:51 Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”
- 20:42 Video prekëse: Burri i moshuar mban gruan e tij për ta qetësuar gjatë tërmetit, brenda apartamentit të tyre