Raund i ri bisedimesh SHBA–Ukrainë, diskutohet drejt një paqeje të qëndrueshme

6 Dhjetor 2025 | 11:28

Zyrtarë amerikanë dhe ukrainas kanë zhvilluar një raund të ri bisedimesh për të përcaktuar hapat drejt një marrëveshjeje paqeje që do t’i jepte fund konfliktit me Rusinë.

Sipas Departamentit të Shtetit, i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, këshilltar jozyrtar i Presidentit Donald Trump, zhvilluan takimin e tyre të gjashtë në dy javë me përfaqësues të lartë ukrainas.

Gjatë dy ditëve të bisedimeve, Witkoff dhe Kushner u takuan me Sekretarin e Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, si dhe me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Andriy Hnatov. Sipas njoftimit zyrtar, diskutimet u përqendruan në “avancimin e një rruge të besueshme drejt një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë”.

Umerov theksoi se përparësia kryesore e Ukrainës mbetet arritja e një zgjidhjeje që garanton sovranitetin dhe pavarësinë e vendit, sigurinë e popullit ukrainas dhe bazat për një të ardhme demokratike të begatë.

Palët folën gjithashtu për rezultatet e takimeve të fundit të zyrtarëve amerikanë me përfaqësues të Rusisë dhe për hapat që mund të ndihmojnë në përfundimin e luftës, e cila po i afrohet katër viteve.

Më herët gjatë javës, Presidenti rus Vladimir Putin priti në Moskë Witkoff dhe Kushner për të diskutuar një propozim paqeje. Sipas ndihmësit presidencial rus Yuri Ushakov, Moska shpreson që SHBA do të ndajë rezultatet e konsultimeve të saj me Ukrainën, të zhvilluara në Florida.

Në bisedimet në Florida, palët amerikane dhe ukrainase diskutuan mbi aftësitë parandaluese të nevojshme për ruajtjen e një paqeje afatgjatë dhe ranë dakord për një kornizë të marrëveshjeve të sigurisë.

Të dyja palët nënvizuan se çdo përparim i vërtetë drejt një marrëveshjeje varet nga gatishmëria e Rusisë për të ndërmarrë hapa konkretë për uljen e tensioneve dhe ndërprerjen e luftimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026

Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Një person, i identifikuar si Santiago Çerçizi, është aksidentuar në det, ku sipas...
18:42 | 23/07/2026