Betlehemi ndez pemën e Krishtlindjeve për herë të parë që nga nisja e luftës në Gaza
Që prej nisjes së luftës në Gaza, të gjitha festimet e Krishtlindjeve u anuluan në Betlehem, në Bregun Perëndimor të pushtuar, aty ku të krishterët besojnë se lindi Jezusi.
Ndërkohë, qyteti tani ka ndezur pemën e tij gjigante të Krishtlindjeve dhe mes momenteve jo të mira të luftës, është “gati” të nis festimet.
“Kanë qenë dy vite të këqija heshtjeje, pa Krishtlindje, pa vende pune, pa punë fare. Ne të gjithë jetojmë këtu nga turizmi dhe turizmi ra në zero”, tha kryebashkiaku i Betlehemit, Maher Canawati.
Kryebashkiaku pranoi se ideja e rifillimit të festimeve nuk ishte pa polemika, pasi vuajtjet në Gaza vazhdojnë, përfshirë edhe për ata të komunitetit të vogël të krishterë atje, shumë prej të cilëve kanë të afërm në Betlehem.
“Disa mund të thonë se nuk është e përshtatshme dhe të tjerët se është e përshtatshme. Por thellë në zemrën time ndjeva se kjo ishte gjëja e duhur për t’u bërë, sepse Krishtlindja nuk duhet të ndalet apo të anulohet kurrë. Kjo është drita jonë e shpresës”, tha ai.
Ndërkohë, drita shumëngjyrëshe tani zbukurojnë rrugë, ku shihen reklama për pazare Krishtlindjesh dhe lojëra për fëmijë.
LEXONI GJITHASHTU
Sulmet me dronë ukrainasë goditën rafineritë jugore ruse dhe portin e Azovit
Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij
Trump: Ja udhëzimi që kam lënë nëse Irani ndërmerr një sulm ndaj meje
- 20:13 ‘Rilindja Urbane 2.0’ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Nuk duam fasada, kërkojmë decentralizim real
- 19:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:39 Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE
- 19:37 Sulmet me dronë ukrainasë goditën rafineritë jugore ruse dhe portin e Azovit
- 19:34 Shtetet baltike thërrasin të dërguarit rusë për pretendime të rreme për deportim
- 19:11 Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij