Gjermania kritikon strategjinë e sigurisë së SHBA-së për “tonet kritike ndaj BE-së”

8 Dhjetor 2025 | 14:21

Gjermania të hënën kritikoi ashpër strategjinë e re të sigurisë kombëtare të SHBA-së, duke e konsideruar me “tone kritike kundër BE-së”.

Dokumenti i ri i strategjisë së sigurisë kombëtare të SHBA-së i publikuar javën e kaluar, u kritikua ashpër nga politikanët evropianë lidhur me pretendimin se Evropa censuron lirinë e fjalës dhe shtyp opozitën politike.

“Ne i hedhim poshtë komentet pjesërisht kritike të drejtuara ndaj BE-së. Liritë politike, përfshirë të drejtën e lirisë së shprehjes, janë ndër vlerat themelore të BE-së. Ne i shohim sulmet në këtë drejtim si ideologji dhe jo si strategji”, tha zëvendëszëdhënësi i qeverisë gjermane, Sebastian Hille, në një konferencë për shtyp në Berlin.

“Ne gjithashtu nuk pajtohemi shprehimisht me disa pika në analizën gjeopolitike. Strategjia nuk e klasifikon Rusinë si kërcënim. Ne nuk e ndajmë këtë vlerësim. Ne mbështesim analizën e përbashkët të NATO-s, sipas së cilës Rusia është një rrezik dhe një kërcënim për sigurinë transatlantike”, shtoi ai.

Dokumenti prej 33 faqesh akuzoi qeveritë evropiane se kundërshtojnë lëvizjet e ekstremit të djathtë dhe anti-emigracion.

Ai pretendon se kontinenti është në rënie ekonomike dhe përballet me një “perspektivë reale dhe më të zymtë të zhdukjes qytetëruese” brenda 20 viteve të ardhshme.

“Çështjet më të mëdha me të cilat përballet Evropa përfshijnë aktivitetet e Bashkimit Evropian dhe organeve të tjera transnacionale që minojnë lirinë dhe sovranitetin politik, politikat e migracionit që po transformojnë kontinentin dhe po krijojnë konflikte, censurën e lirisë së fjalës dhe shtypjen e opozitës politike, rënien e lindjeve dhe humbjen e identiteteve dhe vetëbesimit kombëtar”, thuhet në dokument.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake

Kriza në industrinë automobilistike po i shtyn prodhuesit e mëdhenj të makinave drejt industrisë ushtarake. Pas lajmeve se Volkswagen po shqyrton prodhimin e pajisjeve për mbrojtjen ajrore,...
14:02 | 27/06/2026

Barack Obama i ka ngritur një monument vetes

QENDRA PRESIDENCIALE OBAMA lartësohet mbi pjesën jugore të Çikagos (South Side) si një zigurat brutalist. Tetë kate betoni të mbuluara me granit qëndrojnë mbi ndërtesa...
13:27 | 27/06/2026

Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane

Presidenti Donald Trump kërcënoi të premten me një tarifë prej 100 për qind për vendet evropiane që vendosin taksa për shërbimet dixhitale mbi korporatat amerikane....
13:10 | 27/06/2026