50% e punonjësve në Europë raportojnë për ngarkesë të madhe në punë
Shëndeti mendor në punë, është kthyer në fokus të kompanive në të gjithë Europën, por sërish, raportet flasin për rritje të shifrave të punonjësve që nuk ndihen mirë.
Edhe në Shqipëri ekspertët e ISHP kanë dhënë alarmin se shumë punonjës raportojnë për problematika të shëndeti mendor të lidhura me kushtet e punës.
Një sondazh i kryer së fundmi në 30 vende, del në pah se thuajse gjysma e punonjësve kanë ngarkesë të tepruar pune, 34% ndihen të pavlerësuar dhe 16% raportojnë dhunë ose ngacmim verbal në vendin e punës.
Vetëm në vitin 2023, kompanitë europiane shpenzuan 16.9 miliardë euro për programe të mirëqenies, dhe sot 29% e punonjësve kanë akses në këto iniciativa. Por studiuesit paralajmërojnë se këto programe shpesh nuk adresojnë problemet e vërteta, si orët e gjata, pasigurinë në punë, mungesën e vlerësimit dhe bullizmin.
Disa shtete, si Suedia, Franca, Belgjika dhe Portugalia, kanë vënë rregulla për të kufizuar ngarkesat e pashëndetshme dhe për t’u lejuar punonjësve të shkëputen jashtë orarit. Ndërkohë, prova të hershme të javës 4-ditore të punës në disa vende europiane tregojnë rezultate pozitive në uljen e ‘burnout’-it.
Kostoja ekonomike e stresit të punës është e madhe: mbi 100 miliardë euro në vit për Bashkimin Europian, me mbi 80% të barrës që bie mbi vetë punëdhënësit. Për këtë arsye, ekspertët theksojnë se zgjidhja kërkon ndryshime të thella strukturore, jo programe sipërfaqësore mirëqenieje.
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje
Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)
- 18:45 Zbardhet agjenda e Shqipërisë në Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel për mbylljen e grupkapitujve, Rama kryeson delegacionin
- 18:37 Kryenegociatori iranian paralajmëron SHBA-në: Mbajeni fjalën ose paguani çmimin
- 18:36 Sulme të reja në Gaza, pesë viktima mes tyre edhe një vajzë 9-vjeçare
- 18:07 Parlamenti Europian mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën është kyç për integrimin
- 17:54 Kanye West reagon pas koncertit në Tiranë: Faleminderit Edi Rama dhe Shqipërisë
- 16:50 Sondazhi! Netanyahu rrezikon pushtetin, 60 % nuk e duan