Ramaphosa: Pretendimet se afrikanët po persekutohen kërcënojnë sovranitetin tonë
Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa ka deklaruar se ideologjia e supremacisë së bardhë dhe pretendimet e rreme se pakica afrikane po persekutohet për arsye racore përbëjnë një kërcënim për sovranitetin dhe sigurinë kombëtare të vendit.
Që kur mori detyrën për mandatin e tij të dytë presidencial në SHBA në janar, Donald Trump ka pohuar vazhdimisht pa prova se qeveria e Afrikës së Jugut po konfiskon tokë dhe po inkurajon dhunën kundër fermerëve të bardhë.
“Disa në shoqërinë tonë ende i përmbahen nocioneve të superioritetit racor dhe kërkojnë të ruajnë privilegjin racor”, tha Ramaphosa.
Sipas tij propaganda e këtyre pretendimeve të rreme ka implikime reale për sovranitetine vendit të tij, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurinë kombëtare. Ai theksoi se është thelbësore që t’i dalin kundër këtyre narrativave.
SHBA- të bojkotuan samitin e udhëheqësve të G20-ës muajin e kaluar në Johanesburg dhe argumentuan se një konsensus nuk mund të arrihej në mungesë të tij. Takimi, i udhëhequr nga Afrika e Jugut, përmendi rëndësinë e trajtimit të çështjeve të tilla si pabarazia gjinore dhe përkeqësimi i klimës.
Samiti i vitit 2026 do të zhvillohet në resortin e golfit Trump National Doral Miami në Florida, i cili është në pronësi të Organizatës Trump. SHBA-të kanë ftuar Poloninë në vend të Afrikës së Jugut në takimet e para të presidencës së G20-ës më vonë këtë muaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, reagon edhe Putin: Solidaritet dhe mbështetje për popullin venezuelian
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
- 12:59 Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
- 12:56 Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës
- 12:48 Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
- 12:44 Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS
- 12:33 Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje