Vrau nënën e tij, ekzekutohet në Florida i dënuari me vdekje

10 Dhjetor 2025 | 08:38

Administrata e burgjeve në Florida të SHBA-së ka ekzekutuar një 58-vjeçar i cili ishte i dënuar me vdekje për vrasjen e nënës së tij. Ekzekutimi, i kryer me injeksion vdekjeprurës, ishte i 45-ti i vitit në SHBA, duke përfshirë 18 të tilla në shtet.

Mark Geralds u shpall fajtor në gjyqin për vrasjen e nënës së tij, Tressa Pettibone në vitin 1989. Ajo u gjet e rrahur dhe e therur për vdekje në shtëpinë e saj nga djali i saj kur ky i fundit u kthye nga shkolla.

Shumica e ekzekutimeve në SHBA këtë vit kanë qenë me injeksion vdekjeprurës, 37 deri më tani në vitin 2025. Pesë të tjera u kryen me anë të asfiksisë me anë të thithjes së azotit, një metodë e përdorur për herë të parë në botë në Alabama në vitin 2024 dhe e përshkruar nga ekspertët e OKB-së si një formë “torture”.

Tre u kryen nga skuadrat e pushkatimit në Karolinën e Jugut. Dënimi me vdekje është hequr në 23 nga 50 shtetet e SHBA-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një aeroplan i vogël përplaset me gradaçelën më të lartë të Pekinit (VIDEO)

Autoritetet e Pekinit u njoftuan kur një aeroplan i vogël u përplas me ndërtesën më të lartë në zonë në mesditë të së premtes. Goditja, e cila...
17:30 | 26/06/2026

Ish-këshilltari i Trump, John Bolton pranon fajësinë, ruajti në mënyrë të paligjshme informacione të sigurisë kombëtare

John Bolton, ish-këshilltar i sigurisë kombëtare i Donald Trump, është deklaruar fajtor për keqpërdorim të informacionit të klasifikuar të sigurisë, në lidhje me shënimet që...
17:24 | 26/06/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 589

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 589, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 2,980,...
17:09 | 26/06/2026