Aktorja franceze braktis festivalin e filmit pasi Polanski rrëmben çmimin regjisori më i mirë
Një nga aktoret më të famshme franceze ka braktisur ceremoninë e festivalit të çmimeve Çezar pasi Roman Polanski fitoi si regjisori më i mirë.
Adèle Haenel la sallën e ceremonisë së 45-të të Çmimeve Çezar, të njohur ndryshe si çmimet Oscar të Francës, pas vlerësimit të regjisorit për filmin e tij “Oficeri dhe Spiuni”.
Në moshën 86-vjeçare, Polanski është ende në kërkim në Shtetet e Bashkuara, disa dekada pasi u dënua për përdhunimin e një 13-vjeçareje në vitin 1977. Ai u shpall fajtor për marrëdhënie seksuale të jashtëligjshme me një të mitur, por u largua nga vendi në prag të dënimit.
Haenel, simboli i lëvizjes #Metoo në Francë që nga koha kur akuzoi hapur regjisorin Christophe Ruggia se e kishte “prekur vazhdimisht” kur ajo kishte qenë në moshën e adoleshencës, brohoriti “turp” teksa u largua nga salla të premten në mbrëmje.
Me të u largua dhe regjisorja Céline Sciamma bashkë me disa të tjerë, pak përpara shpalljes së çmimit për filmin më të mirë.
A l’annonce du César de la Meilleure Réalisation pour Roman Polanski (“J’accuse”), Adèle Haenel quitte la salle.
Le meilleur des #César2020 > https://t.co/ipnVwouBeV pic.twitter.com/7xa0CTbU3H
— CANAL+ (@canalplus) February 28, 2020
Kjo është hera e pestë që regjisori franko-polak rrëmben këtë çmim, pasi më parë është vlerësuar me filmat: Tess (1980), Pianisti (2003), Shkrimtari Fantazëm (2011) dhe Venera në Gezof (2014).
Oficeri dhe Spiuni është një film triler historik për Çështjen Drejfus, një skandal që tronditi Francën në fund të shekullit të 19-të dhe fillim të shekullit 20-të, për komandantin e artilerisë së Hebrenjve në ushtrinë franceze, i cili u dënua me burgim me pretendimin se i kishte kaluar informacione sekrete gjermanëve, por më pas rezultoi i pafajshëm.
Në shtator, filmi i Polanskit u vlerësua me Çmimin e Jurisë në Festivalin e Filmit të Venecias.
Lexo më shumë:
Pritet me zemërim nominimi i Polanskit për çmimet Çezar pas akuzave për përdhunim
Producenti Harvey Weinstein shpallet fajtor për përdhunim dhe sulm seksual
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta