Fitoi Nobelin për Paqen, Machado nuk do të marrë pjesë në ndarjen e çmimit

10 Dhjetor 2025 | 11:18

Organizatorët e çmimit Nobel kanë deklaruar se udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel për Paqen. Organizatorët kanë theksuar se çmimin do ta pranojë vajza e saj.

Machado është parë vetëm një herë në publik që kur u fsheh në gusht të vitit të kaluar, mes një përballjeje të tensionuar me presidentin venezuelian, Nicolas Maduro. Prokurori i përgjithshëm i Venezuelës ka thënë se Machado do të konsiderohej e arratisur nëse do të largohej nga vendi për të pranuar çmimin.

Nuk ishte e qartë nëse Machado ishte apo jo në Norvegji për eventin por zëdhënësi i Institutit Nobel, Erik Aasheim konfirmoi se ajo nuk do të ishte atje.

“Do të jetë vajza e saj, Ana Corina Machado, ajo që do ta marrë çmimin në emër të nënës së saj”, tha drejtori i Institutit Nobel, Kristian Berg Harpviken.

Machado e ka akuzuar Maduron për vjedhjen e zgjedhjeve të korrikut 2024 në Venezuelë, nga të cilat ajo u përjashtua. Pretendimi i saj mbështetet nga shumica e bashkësisë ndërkombëtare.

Machado u vlerësua me çmimin Nobel për Paqen më 10 tetor për përpjekjet e saj për të sjellë demokraci në Venezuelë, duke sfiduar sundimin e hekurt të Maduros që nga viti 2013.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026