Peskov: Deklaratat e fundit të Trump për Ukrainën, në përputhje me vizionin e Moskës

10 Dhjetor 2025 | 13:04

Kremlini të mërkurën është shprehur se deklaratat e fundit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump janë në përputhje vizionin e tyre. Trump në një intervistë tha se Rusia gjithmonë ka pasur avantazhin ushtarak në frontin e Ukrainës.

“Në shumë mënyra, deklaratat e Trump në lidhje me pranimin e Ukrainës në NATO, në lidhje me territoret, në lidhje me faktin se Ukraina po humbet terren janë në përputhje me kuptimin tonë. Në shumë mënyra, Presidenti Trump iu afrua shkaqeve të thella të konfliktit ”, u tha gazetarëve zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov.

Sipas Peskov, intervista e Trump është shumë e rëndësishme. Trump argumentoi se Rusia për shkak se është shumë më e madhe dhe më e fuqishme se Ukraina, përfiton nga një pozicion negociues superior në bisedimet që synojnë t’i japin fund luftimeve.

Udhëheqësi amerikan beson gjithashtu se Ukraina, e cila ka humbur shumë territor pas ofensivës në shkallë të gjerë ruse që filloi në vitin 2022, duhet të mbajë zgjedhje , duke akuzuar Kievin se po përdor luftën për t’i shmangur ato.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është përgjigjur duke thënë se është gati të mbajë zgjedhje presidenciale me kusht që aleatët e tij të mund të garantojnë sigurinë e votimit, ndërsa bombardimet ruse vazhdojnë çdo ditë në vend.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 589

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 589, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 2,980,...
17:09 | 26/06/2026

Departamenti i Thesarit i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmetit

Departamenti i Financave i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se po heq përkohësisht disa sanksione kundër Venezuelës në mënyrë që të ndihmojë pas tërmeteve shkatërruese....
16:47 | 26/06/2026

Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë ka goditur Japoninë qendrore, me epiqendër në tokë pranë Tokios, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë. Tërmeti ndodhi në një...
16:45 | 26/06/2026