Izraeli miraton ndërtimin e 764 banesave në Bregun Perëndimor

10 Dhjetor 2025 | 12:49

Ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, njoftoi të mërkurën se Izraeli ka dhënë miratimin përfundimtar për ndërtimin e 764 njësi banimi në tre vendbanime në Bregun Perëndimor të okupuar.

Smotrich, një ultra-nacionalist që kundërshton krijimin e një shteti palestinez, tha se që nga fillimi i mandatit të tij në fund të vitit 2022, rreth 51,370 njësi banimi janë miratuar nga Këshilli i Lartë i Planifikimit të qeverisë në Bregun Perëndimor, territor që palestinezët kërkojnë për një shtet të ardhshëm.

“Ne vazhdojmë revolucionin,” tha Smotrich në një deklaratë, duke shtuar se miratimi i fundit i njësiteve të banimit “është pjesë e një procesi të qartë strategjik për forcimin e vendbanimeve dhe sigurimin e vazhdimësisë së jetës, sigurisë dhe rritjes, dhe një kujdes i vërtetë për të ardhmen e Shtetit të Izraelit”.

Njësitë do të shpërndahen midis Hashmonaim, pak mbi Linjën e Gjelbër në qendër të Izraelit, dhe Givat Zeev dhe Beitar Illit pranë Jerusalemit.

Shumica e fuqive botërore e konsiderojnë vendbanimet izraelite, në tokën që Izraeli pushtoi në luftën e vitit 1967, si të paligjshme, dhe shumë rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kanë kërkuar nga Izraeli të ndalojë aktivitetin e vendbanimeve.

“Për ne, të gjitha vendbanimet janë të paligjshe dhe bien ndesh me të gjitha rezolutat e legjitimitetit ndërkombëtar”, tha Wasel Abu Yousef, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës.

Izraeli thotë se vendbanimet janë thelbësore për sigurinë e tij dhe përmend lidhjet biblike, historike dhe politike me territorin.

Sulmet e kolonëve izraelitë kundër palestinezëve janë në rritje. Sipas një raporti të OKB-së, të paktën 264 sulme ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor janë regjistruar në tetor, numri më i lartë mujor që nga viti 2006 kur zyrtarët e OKB-së filluan të monitoronin këto incidente.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?

Gjeneralmajori Mykhailo Drapatyi u emërua komandanti i ri i përgjithshëm i forcave të armatosura ukrainase të martën vonë, ndërsa Presidenti Volodymyr Zelenskyy kërkoi të rivendoste strategjinë e...
08:51 | 22/07/2026

Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohrab Mamdani, tha në një video se nuk ka autoritet ligjor për të arrestuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu nëse ai viziton...
08:44 | 22/07/2026

Demokratët kritikojnë administratën Trump për financimin e luftës kundër Iranit

Duke folur në seancën dëgjimore të Komitetit të Buxhetit të Senatit, senatorja Patty Murray vuri në pikëpyetje strategjinë e luftës së administratës Trump. Sipas saj...
08:38 | 22/07/2026