Moti i keq në vend, ndërron jetë elektricisti i OSHEE-së në Himarë gjatë punës për rikthimin e energjisë
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Himarë, ku një elektricist ka ndërruar jetë në krye të detyrës.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për një 55-vjeçar, punonjës i OSHEE-së, i cili dyshohet se ka humbur jetën teksa po tentonte të rikthente energjinë elektrike gjatë ndërprerjeve të shkaktuara nga moti i keq.
Mësohet se 55-vjeçari kishte hipur në një shtyllë elektrike, ku po tentonte të rilidhte një kabllo të energjisë, kur i është shkëputur rripi i sigurisë që e mbante të lidhur në mes. Si pasojë, ai është rrëzuar nga një lartësi prej rreth 9 metrash dhe ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, i gjithë bregdeti i jugut u godit nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë ka shkaktuar kaos përgjatë shëtitores së Lungomares, ku karriget dhe tavolinat e lokaleve janë marrë përpara nga stuhia duke fluturuar në mes të rrugës e duke vështirësuar lëvizjen.
Rrufetë e njëpasnjëshme kanë ndriçuar qiellin e qytetit bregdetar gjatë gjithë kohës së stuhisë.
Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen
- 08:38 Demokratët kritikojnë administratën Trump për financimin e luftës kundër Iranit
- 08:30 Gjykata në SHBA anulon vendimin që liroi aktivistin pro-palestinez, Mohsen Mahdawi
- 08:22 Lufta SHBA-Iran në natën e 11-të, SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, teksa Pakistani tenton diplomacinë
- 08:14 Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346
- 08:10 Përmbytje masive në Kili, 13 të vdekur dhe 7 të zhdukur