Ministrja Xhaçka: Raportet Shqipëri-Turqi s’duhet të jenë problem për BE dhe SHBA

1 Qershor 2021 | 21:04

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka komentoi marrëdhëniet e Shqipërisë me Turqinë, ndërsa tha se një bashkëpunim i tillë nuk duhet parë si shqetësim nga BE-ja dhe SHBA.

Përballë gazetares Ilva Tare, znj. Xhaçka theksoi se Shqipëria politikën e saj e ka të linjëzuar me atë të BE-së dhe një afrimitet me Turqinë nuk përbën problem, por përkundrazi thotë ajo i jep garanci edhe vetë unionit evropian.

“Jo vetëm që nuk ka qenë, nuk është dhe nuk besoj se do jetë ndonjëherë shqetësim. Turqia është një partner i kyç i BE, ka marrëdhënie të ngushta dhe zhvillon aktivitet le të themi diplomatik shumë të ngushtë me një pjesë të madhe të vendeve evropiane. Është ndoshta partneri më i rëndësishëm i BE. Është vendi që ka statusin e kandidatit me BE, që ka hapur disa kapitujt. Shqipëria ka politikën e vet të linjëzuar me atë të BE 100% është shembull në rajon dhe Turqia në dijeninë time e mbështet plotësisht këtë gjë. Nuk do ta cilësoja kështu, është prioritet strategji i politikës tonë të jashtme dhe veçanërisht i asaj rajonale, zhvillimi i këtyre marrëdhënieve dypalëshe në një nivel më të fortë. Kjo është një marrëdhënie, e cila i jep garanci edhe BE, edhe vetë SHBA”, tha ajo.

Gazetarja Tare e pyeti ministren se çfarë interesash e shtyjnë presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, që t’i kushtojë kaq shumë rëndësi Shqipërisë, për këtë ministrja Xhaçka dha këtë përgjigje:

“Orientimi ynë është drejt perëndimit, partnerët tanë strategjikë janë ata që janë dhe shumë faleminderit atyre që kanë treguar solidaritet në ditë kaq të vështira të Shqipërisë, është e admirueshme që Turqia mike na është gjendur pranë”, tha Xhaçka.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021