Ukraina godet platformën naftëmbajtëse ruse në Detin Kaspik, ndalohet prodhimi
Katër dronë ukrainas kanë goditur për herë të parë një platformë naftëmbajtëse ruse në Detin Kaspik, tha një burim brenda Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës për Reuters.
Burimi tha se dronët e SBU-së goditën platformën e naftës Filanovsky, e cila i përket gjigantit rus të naftës Lukoil. Ai tha gjithashtu se prodhimi i naftës dhe gazit në platformën Filanovsky, është ndalur.
Raportohet se rezervat e vendit arrijnë në 129 milionë ton naftë dhe 30 miliardë metra kub gaz.
Më herët, ministria ruse e mbrojtjes tha se kishte rrëzuar të paktën 287 dronë mbi disa rajone pas një sulmi të madh nga Ukraina gjatë natës.
Sipas ministrisë, të paktën 40 dronë u rrëzuan mbi rajonin e Moskës, ndërsa 118 dronë u shkatërruan vetëm mbi rajonin kufitar të Bryanskut.
Fluturimet u devijuan nga të gjitha aeroportet kryesore të Moskës për shkak të sulmit.
LEXONI GJITHASHTU:
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi