Shefi i NATO-s paralajmëron nga Berlini: Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë

11 Dhjetor 2025 | 14:25

Shefi i NATO-s, Mark Rutte këtë të enjte nga Berlini në një konferencë të përbashkët me kancelarin gjerman, Fredrich Merz ka paralajmëruar se vendet anëtare janë objektivi i radhës i Rusisë.

Rutte tha se blloku duhet të bëjë të gjitha përpjekjet për të parandaluar një luftë që mund të jetë në shkallën e luftës që duruan gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë.

“Shumë aleatë të NATO-s nuk e ndiejnë urgjencën e kërcënimit të Rusisë në Evropë dhe se duhet të rrisin me shpejtësi shpenzimet dhe prodhimin e mbrojtjes për të parandaluar që të ndodhë një luftë e tillë,” thotë ai.

Rutte theksoi se Evropa është objektivi i radhës i Rusisë. Ai u shpreh se shumë njerëz nuk e ndiejnë urgjencën dhe sipas tij shumë të tjerë besojnë se koha është në anën tonë.

“Koha për veprim është tani”, shtoi ai.

Rutte tha se Rusia mund të jetë gati të përdorë forcën ushtarake kundër NATO-s brenda pesë vjetësh.  Ai shton se është i bindur se SHBA-të dhe Evropa mund të kenë të njëjtën pikëpamje për Ukrainën, por këmbëngul se SHBA-të nuk mund të mbahen të sigurta pa një Evropë të sigurt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich ka mbrojtur marrëveshjen e qeverisë me Libanin, duke thënë se ushtria izraelite kontrollon një rrip sigurie në Liban dhe...
22:53 | 27/06/2026

Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të shtunën se do të emërojë Lance Schroyer si drejtorin e ardhshëm të Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së. “Lance...
22:18 | 27/06/2026

Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir e ka kritikuar ashpër marrëveshjen kornizë me Libanin, duke e quajtur atë një “gabim të madh”. “Unë iu...
22:02 | 27/06/2026