“E mori dhe Avokatin e Popullit”, Berisha: Endri Shabani i lidhur kryekëput me Ramën
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit se me rrëzimin e kërkesës së PD për t’u tërhequr nga zgjedhja e Avokatit të Popullit, Edi Rama rrëmbeu edhe të vetmin institucion që i takon opozitës.
Sipas Berishës, me këtë vendim mazhoranca zhbëri të gjitha përpjekjet që u bënë për të vendosur bashkëpunim në reforma të rëndësishme.
Ai pranoi se PD i dha firmat për Endri Shabanin kur ai mbështeti Florian Binajn për bashkinë Titanë, por koha tregoi sipas Berishës së Shabani është i lidhur kryekëput me Edi Ramën.
“Unë nuk them që nuk i mori firmat Endri Shabani.
I mori në një periudhë Endri Shabani kur ai mbështeti Florian Binën, se nuk mund të them që nuk ishte një koalicion moral i plotë i të gjitha forcave politike.
Por pastaj dolën një seri problemesh që faktuan se ai që kishte atë fjalor si opozitar i opozitës, nuk ishte vetëm kaq, por ishte një person me lidhje kryekëput me Edi Ramën.
Dhe ky nuk është vetëm mendimi ynë, por është një mendim më i gjerë edhe i faktorëve të palidhur me opozitën, por që ishin dhe janë që Avokati i Popullit të jetë një person i besueshëm, një person me kredenciale dhe integritet të lartë.
Më së paku, Endri Shabani është kryetar i një partie, nuk po marr anën tjetër.
Por Komisioni i Ligjeve vendosi që deputetët nuk do kenë të drejtë të firmosin për më shumë se një kandidat.
Në përputhje me këtë vendim, grupi parlamentar i PD dërgoi një shkresë në Kuvend ku e informon se tërheq çdo firmë për çdo kandidat.
Dhe, këtë vendim të Komisionit të Ligjeve, në mënyrë të habitshme, e hodhi poshtë mazhoranca pa asnjë vendim. E bëri të paqenë pa marrë asnjë vendim në asnjë institucion. Pse e bëri këtë? Se humbisnin firmat për Endrin Shabanin”, tha Berisha.
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës