“Braho ka bërë detyrën e vet”, Karanxha: Rrugë e gjatë e pret

13 Dhjetor 2025 | 21:18

I ftuar në emisionin Review me Greta Topjana ishte ish-prokurori Ervin Karanxha, i cili tha se zgjedhja e Klodian Brahos si kreu i SPAK, ishte një zgjedhje e mirë.

Sipas tij, Klodian Braho ka një karrierë të mirë, e cila është një kriter ligjor i rëndësishëm.

“Që të jesh prokuror në Republikën e Shqipërisë, kriteri kryesor edhe më parë ka qenë të kesh mbaruar shkollën e Magjistraturës. Konstatohet që ka mbaruar shkollën e magjistraturës, ka bërë një konkurs vetë dhe e ka fituar, dhe ka një ngritje graduale të karrierës së tij.

Ka mbaruar shkollën, ka mbaruar fakultetin, ka mbaruar magjistraturën dhe ka filluar prokuror në Berat. Pra, karriera e tij dhe shkollimi tregojnë një ngritje graduale, sepse kemi parë njerëz nga hiçi që emërohen në poste kyçe. Kjo është diçka pozitive.

Lidhur me çështjet, është e vërtetë që zoti Braho ka pasur çështje për të cilat i ka ndjekur penalisht, i ka ndjekur, ose më saktë, ka zbatuar ligjin.

Është një prokuror që ka zbatuar me korrektësi ligjin, fakti është konstatuar nga gjykata, pra kur çështjet e një prokurori shqyrtohen në gjykatë lidhur me masat e dënimit dhe me kualifikimet, ky prokuror ka vepruar drejt. Të gjitha çështjet që ka ndjekur janë çështje të suksesshme.

Tani është bërë një konkurrim, ku të gjithë prokurorët e SPAK-ut i plotësojnë kriteret dhe e kanë kaluar një herë filtrin. Është një garë ku Këshilli i Lartë i Prokurorisë, 11 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke pasur parasysh prezantimin e të gjithëve dhe CV-të, kanë zgjedhur njërin. Vullneti për ta zgjedhur nuk ka qenë i ndikuar që ai të ishte drejtuesi i SPAK-ut. I uroj suksese”, është shprehur ish-prokurori.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026