Ish nënkryetari i KLP: Pyetja që u mungoi kandidatëve për kryetarin e SPAK

13 Dhjetor 2025 | 21:33

Tartar Bazaj, ish nënkryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka analizuar në “Review” me Greta Topjana lidhur me cilësinë e pyetjeve të zhvilluara ndaj kandidatëve për kryetarin e SPAK.

Bazaj e mendon një zgjedhje të mirë Brahon në krye të SPAK, ndër të tjera sa i përket pyetjeve ai ka shpjeguar se duhen kuptuar mirë pasi vinë nga përfaqësues të fushave të ndryshme.

“Mendoj se Klodian Braho, kreu i ri i SPAK i plotëson të gjitha kriteret për të qenë kryetar i SPAK, është i përgatitur. Unë i kam kaluar të gjitha dosjet e prokurorëve në duar, ua njoh CV-në këtyre prokurorëve. Ajo që mendoj unë është se ajo strukturë do të hecë.

Sa i përket pyetjeve, KLP përfaqësohet nga personalitete dhe fusha të ndryshme. Ka që nuk e njohin hetimin sa i përket procedurave. Varet në çfarë konotacioni janë bërë pyetjet.

Unë jam përballur me një çështje dhe kam drejtuar pyetjen: Pse duhet të caktohen gjithmonë masa e sigurisë me arrest me burg”, ka thënë Bazaj duke nënkuptuar se kjo mund të ishte një pyetje e munguar ndaj kandidatëve për kreun e SPAK.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026