“Antisemitizëm i lig”, kryeministri i Australisë denoncon sulmin terrorist në Sidney

14 Dhjetor 2025 | 13:19

Autoritetet australiane kanë denoncuar një sulm të qëllimshëm terrorist ndaj komunitetit hebre, pas një sulmi me armë në Bondi Beach që vrau të paktën 11 persona gjatë një festimi të Hanukkah. Një nga autorët e sulmit është i vdekur, ndërsa i dyti është në gjendje kritike.

Autoritetet thonë gjithashtu se 29 persona janë dërguar në spital dhe po marrin trajtim mjekësor. Policia thotë se një hetim është duke vazhduar, por sugjeroi një sulm të qëllimshëm ndaj komunitetit hebre. Hetimi do të drejtohet nga njësia australiane kundër terrorizmit.

“Ky është një sulm i synuar ndaj australianëve hebrenj në ditën e parë të Hanukkah”, tha kryeministri australian Anthony Albanese në një konferencë për shtyp. “Një akt i lig antisemitizmi, terrorizmi, që ka goditur zemrën e kombit tonë.”

Udhëheqësit botërorë kanë reaguar gjithashtu. Presidenti francez Emmanuel Macron e dënoi të shtënat si “një sulm terrorist antisemit” dhe u zotua të vazhdojë luftën “kundër urrejtjes antisemite”. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni shprehu ngushëllime dhe bëri thirrje për “vendosmëri të fortë kundër çdo forme dhune dhe antisemitizmi”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026