Deklarata e fortë e Kancelarit gjerman Merz: Pax Americana” ka përfunduar
Kancelari gjerman Friedrich Merz, gjatë një fjalimi në Kongresin e Unionit Kristano-Social (CSU), paralajmëroi për fundin e asaj që njihet si “Pax Americana” rendi i sigurisë që Shtetet e Bashkuara kanë garantuar në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Ai u bëri thirrje vendeve evropiane të përgatiten për një ndryshim të thellë në lidhjet transatlantike dhe të rrisin kapacitetet e tyre të mbrojtjes në mënyrë të pavarur.
“Dekadat e ‘Pax Americana’ për Evropën dhe Gjermaninë kanë mbaruar. Nostalgjia nuk do të na ndihmojë. Amerikanët tani mbrojnë interesat e tyre shumë më ashpër, dhe tani duhet të mbrojmë interesat tona,” tha Merz.
Kancelari gjerman shtoi se prioritetet strategjike të Shteteve të Bashkuara kanë ndryshuar prej vitesh dhe nuk duhet pritur që politika amerikane të rikthehet menjëherë në modelet e mëparshme të sigurisë transatlantike.
Merz u shpreh gjithashtu kundër lëshimeve të tepërta ndaj Rusisë në përpjekjet për të zgjidhur luftën në Ukrainë, duke argumentuar se kjo mund të forconte ambiciet e Moskës.
“Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të ndalet në Ukrainë. Përpjekjet për të rivizatuar kufijtë e Evropës dhe për të rivendosur kontrollin mbi ish-territoret sovjetike paraqesin kërcënime afatgjata për sigurinë evropiane,” tha ai.
Ky fjalim i Merz vjen në një moment kur debatet mbi pavarësinë strategjike të Evropës dhe rolin e SHBA-së në mbrojtjen kontinental janë në qendër të politikës ndërkombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë
Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 13:37 Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat
- 12:53 Peleshi kërkon të kalohet në rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Pesë minuta pushim