Dyshohet se vrau nënën dhe babanë, kush është djali i regjisorit të njohur amerikan

15 Dhjetor 2025 | 09:00

Nick Reiner, djali i regjisorit të famshëm amerikan Rob Reiner, është në qendër të hetimit për vdekjen e prindërve të tij, pasi raportohet të jetë i dyshuari kryesor në rastin e vrasjes së dyfishtë që po trondit Hollywoodin.

Rob Reiner dhe gruaja e tij Michelle Singer u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Brentwood të dielën, më 14 dhjetor, ndërsa sipas hetimeve i dyshuari kryesor për krimin është djali i tyre.

Sipas Parade, Rob Reiner dhe Michelle Singer ishin të martuar për 35 vjet dhe lanë pas katër fëmijë: djemtë Jake dhe Nick, vajzën Romy dhe Tracy Reiner, vajzën e Rob Reiner nga martesa e tij me të ndjerën Penny Marshall.

Beteja me varësinë

Nick Reiner ka folur hapur në të kaluarën për problemet serioze të varësisë nga droga me  të cilat është përballur që nga adoleshenca. Siç ka zbuluar vetë, ka hyrë në një qendër rehabilitimi për herë të parë rreth moshës 15 vjeç. Deri në vitin 2016, ai kishte kaluar nëpër qendra rehabilitimi më shumë se një duzinë herë.

Në deklaratat që bëri në vitin 2016, sipas revistës People, ai e përshkroi jetën e tij si i pastrehë në shtete si Maine, New Jersey dhe Texas. Siç shpjegoi ai, arsyeja pse jetonte në rrugë ishte sepse kishte vendosur të mos vazhdonte me programet e rehabilitimit që i ofroheshin.

Ndërsa luftonte me varësinë, Nick Reiner iu drejtua shkrimit. Ai shkroi skenarin për filmin “Being Charlie “, i cili ishte bazuar lirshëm në jetën dhe përvojat e tij personale. Filmi u drejtua nga babai i tij, Rob Reiner, i cili deklaroi në WTF With Marc Maron se ishte filmi më personal që kishte drejtuar ndonjëherë.

Vetë Nick, duke folur gjatë promovimit të filmit, iu referua “viteve të errëta” të jetës së tij, duke thënë se kur ishte larg shtëpisë, mund të kishte humbur jetën.

Marrëdhënia me të atin

Në një intervistë të vitit 2016 në serinë BUILD të AOL, Nick Reiner pranoi se nuk krijoi një lidhje të ngushtë me të atin gjatë fëmijërisë. Siç kishte thënë ai, ata kishin interesa të ndryshme, të cilat i mbanin në distancë. Bashkëpunimi i tyre në filmin Being Charlie ishte, sipas tij, një pikë afrimi dhe mirëkuptimi.

Nga ana e tij, Rob Reiner kishte folur me ngrohtësi për të birin, duke e përshkruar atë si “shpirti i filmit”.

Rasti i vdekjes së Rob Reiner dhe Michelle Singer mbetet nën hetim, me autoritetet që vazhdojnë të hetojnë rrethanat e tragjedisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasja Trump-Spanjë në NATO, Sanchez: Me Trump folëm për Botërorin dhe pa tensione

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se diskutoi për Kupën e Botës me presidentin amerikan Donald Trump gjatë Samitit të NATO-s në Ankara, duke shmangur...
16:56 | 08/07/2026

Presidenti turk takon kryeministrin britanik në Ankara për bisedime

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u takua të mërkurën me kryeministrin britanik, Keir Starmer, në kryeqytetin Ankara. Takimi me dyer të mbyllura u zhvillua në...
16:50 | 08/07/2026

Trump kërcënon përsëri me sulme ndaj infrastrukturës kritike, përgjigjet Irani

Politikanët iranianë po i kundërpërgjigjen kërcënimit të Trump për të sulmuar ishullin Kharg, një qendër kyçe për eksportet iraniane të naftës. Ebrahim Rezaei, zëdhënës i...
16:43 | 08/07/2026